Një aksident tragjik ka ndodhur në fshatin Hodonovc të Kamenicës, ku si pasojë e kanë humbur jetën dy persona, babë e bijë.
33-vjeçari A. E, vdiq në vendin e ngjarjes ndërkaq foshnja rreth njëvjeçare O.E ka vdekur në spital duke mos iu bërë ballë plagëve të marra.
Sot, më 26 shkurt atyre do t’iu jepet lamtumira e fundit.
Siç njoftojnë familjarët, ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 15:00 në varrezat e qytetit të Gjilanit.
Java që lamë pas ka shënuar një numër të lartë të aksidenteve me fatalitet.
Si pasojë e këtyre aksidenteve vdiqën shtatë persona.