Kur kanë mbetur më pak se 24 orë ngatakimi në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ky i fundit është konsultuar me homologun e tij turk, Recep Taip Erdogan.
Këtë komunikim e ka konfirmuar presidenti serb i cili ka thënë se me presidentin Erdogan kanë shkëmbyer mendime për çështjet aktuale, rajonale dhe globale.
Vuçiq thotë se e ka informuar Erdogani për qëndrimin e Serbisë para vazhdimit të dialogut me Kosovën.
“Ne ramë dakord se gjëja më e rëndësishme është ruajtja e paqes në Ballkanin Perëndimor dhe se do të japim një kontribut të fuqishëm në stabilitetin rajonal përmes forcimit të marrëdhënieve serbo-turke”, -thuhet në njoftim.
Nesër (27 shkurt) do të ketë takim në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq ku mund të ketë një nënshkrim për planin franko-gjerman.
Palët ndërmjetëse kanë deklaruar se ky propozim nuk është i diskutueshëm dhe presin që palët ta pranojnë.