Tërmeti në Turqi: Rreth 200 të arrestuar pas shembjes së ndërtesave

Tërmeti në Turqi: Rreth 200 të arrestuar pas shembjes së ndërtesave

Rreth 200 persona janë arrestuar në Turqi, në lidhje me ndërtimin e dobët të ndërtesave të cilat u shemben nga tërmeti shkatërrimtar i datës 6 shkurt.

Ministria e Drejtësisë e Turqisë deklaroi se 626 persona ishin “të dyshuar” pasi ndërtesat u shembën plotësisht ose u dëmtuan rëndë pas tërmeteve. Disa nga të dyshuarit vdiqën në tërmet, ndërsa policia është ende në kërkim të të tjerëve.

Ministri turk i drejtësisë Bekir Bozdag, sipas mediave turke, ka deklaruar dje se provat ishin mbledhur në mijëra ndërtesa.

Sipas raportimeve, më shumë se 5700 ndërtesa në Turqi janë shembur, sipas agjencisë së vendit për fatkeqësitë, janë bërë pyetje në lidhje me integritetin e strukturave në disa zona të rajoneve të prekura.

Related Articles