Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Mialim Zeka ka thënë të hënën se kryeministri Albin Kurti nuk do ta nënshkruajë sot marrëveshjen.
Ai ka shkruar se pas kësaj Kurti do të jap dorëheqje.
“Sipas burimeve te mia, Albin Kurti nuk do ta nënshkruajë marrëveshjen. Pas kësaj, ai do të jep dorëheqje. Me këtë veprim, Albini do ta shkatërrojë Kosovën, edhe veten…!!! Kaq për këtë moment”, ka shkruar Zeka.
Telegrafi ka pyetur edhe në Qeverinë e Kosovës lidhur me këto pretendime, por të njëjtit nuk janë përgjigjur deri më tani.
Kujtojmë se sot pasdite, kryeministri Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq do të takohen në Bruksel ku do të zhvillojnë takimin e radhës për dialogun Kosovë-Serbi, nën ndërjetësimin e Bashkimit Evropian.