ZYRTARE: Llapi dhe Gardasevic ndajnë rrugët!

ZYRTARE: Llapi dhe Gardasevic ndajnë rrugët!

Klubi Futbollistik “Llapi” dhe futbollisti nga Mali i Zi, Sava Gardasevic tashmë edhe zyrtarisht i kanë ndarë rrugët, raporton Gazeta “Enigma”.

Lajmin e ka konfirmuar faqja zyrtare e klubit llapjan, teksa e ka falenderuar futbollistin për kontributin e dhënë.

Faleminderit KAMPION 

Në një takim shumë miqësor, sot me marrëveshje dhe mirëkuptim mes klubit dhe futbollistit, kemi mbyllur bashkëpunimin me qendërsulmuesin Sava Gardasevic.

Ai së bashku me pjesën tjetër të futbollistëve kanë shkruar historinë e Llapit Evropian, njëherit Sava Gardasevic shënoi edhe penalltinë shumë të rëndësishme në ndeshjen e finales ndaj Dukagjinit.

Të falenderojmë për kontributin e dhënë dhe të dëshirojmë shumë suksese në vazhdim!

KF LLAPI 

/Gazeta Enigma/

Related Articles