Këtë të marte do të mbajë mot relativisht i qetë, me diell dhe me temperatura tipike pranverore, raporton Gazeta Enigma.
Kjo situatë meteorologjike që filloi nga e hëna do të vazhdojë deri të mërkurën, kur pritet ndryshim i motit, i shoqëruar me vranësira të dendura e reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-30 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi dhe verilindja me shpejtësi 1-11m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.