Aksident fatal në Fier, vdes një 16-vjeçar

Aksident fatal në Fier, vdes një 16-vjeçar

Një qytetar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në aksin rrugor Fier-Ballsh.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në afërsi të vendit që njihet si ura e Ballshit ku E. S., 34-vjeç, banues në Ballsh, duke drejtuar automjetin tip “Ford” është përplasur me një motomjet me të cilin udhëtonin shtetasit A. H., 16-vjeç dhe shtetasi L. A., 18-vjeç, të dy banues në Belishovë.

Sipas policisë shtetasi ka ndërruar jetë shtetasi A. H., ndërsa shtetasi L. A., është dëmtuar dhe ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Është shoqëruar në Komisariat drejtuesi i automjetit dhe po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. 

Related Articles