Zvicra e ka mirëpritur takimin e fundit në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, mbi propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.
Përmes një cicërime në Twitter, MPJ e Zvicrës shpreson se bisedimet e mëtejshme do të japin rezultatet e dëshiruara.
“Zvicra mirëpret takimin e fundit në Bruksel mes kryeministrit @albinkurti dhe Presidentit @avucic mbi propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Zvicra duke mbështetur dialogun e lehtësuar nga BE, shpreson se bisedimet e mëtejshme do të japin rezultatet e dëshiruara”.
Kujtojmë, se dje Kurti dhe Vuçiq kanë mbajtur një takim në Bruksel, bashkë më ndërmjetësuesit, Joseph Borrell dhe Miroslav Lajcak.
Ky takim përfundoi pas disa orësh bisedime, ku të dyja palët u dakorduan për propozimin franko-gjerman, por nuk u nënshkrua asnjë marrëveshje.