Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se po vazhdojnë me sukses operacionet trajnuese krah për krah me forcat Amerikane, në kuadër të stërvitjes “DEFENDER-Europe 21’’, raporton Gazeta Enigma.
“Rruga jonë është drejt NATO-së”, ka shkruar Mehaj.
Mehaj, tutje ka thënë se Kosova dhe forcat e saj dëshmojnë fuqishëm partneritetin e ngushtë dhe të përhershëm me SHBA-në.
“Kosova dhe forcat e saj dëshmojnë fuqishëm partneritetin e ngushtë dhe të përhershëm me SHBA-në dhe forcat e saj si dhe gatishmërinë e plotë për të kontribuar për paqen, sigurinë dhe stabilitetin rajonal dhe më gjerë”, ka shkruar Mehaj.