Unitedi fiton me përmbysje ndaj West Hamit dhe kualifikohet në çerekfinale të FA Cup

Unitedi fiton me përmbysje ndaj West Hamit dhe kualifikohet në çerekfinale të FA Cup

Manchester Unitedi është kthyer nga disavantazhi për ta mposhtur West Ham Unitedin (3-1) në ndeshjen e raundit të pestë të FA Cup për t’u kualifikuar në çerekfinale të kësaj gare.

Marcel Sabitzer e Alejandro Garnacho i patën rastet më të mira në gjysmën e parë, e cila  u mbyll pa gola.

Pas një intervenimi të mrekullueshëm të David de Geas që mbrojti goditjen me kokë të Tomas Soucek, mysafirët erdhën te goli i epërsisë.

(Foto: Twitter/Manchester United)

Mohamed Said Benrahma pranoi një top në zonë nga Emerson, krijoi hapësirë dhe e zhbllokoi rezultatin. (54’)

Djajtë e Kuq i patën disa raste në vijim dhe Casemiro arriti ta fuste topin në rrjetë në minutën e 72-të, por goli u anulua pas konsultimit të VAR-it për pozitë jashtë loje.

Rezultati u barazua në minutën e 77-të kur Nayef Aguerd realizoi autogol pas harkimit nga këndi të Bruno Fernandes.

(Foto: Twitter/Manchester United)

Në minutën e fundit të kohës së rregullt, goditja e Wout Weghorst u bllokua, por topi shkoi te Alejandro Garnacho, i cili realizoi gol të bukur (90’).

Një tjetër gol, Djajtë e Kuq e shënuan në minutat shtesë përmes Fred (90’+5) për ta konfirmuar kualifikimin në çerekfinale të Kupës FA.

Related Articles