Arsenali e ‘shkatërron’ Evertonin dhe vazhdon sigurt drejt titullit të kampionit

Arsenali e ‘shkatërron’ Evertonin dhe vazhdon sigurt drejt titullit të kampionit

Arsenali ka shënuar fitore spektakolare ndaj Evertonit në kuadër të ndeshjes së mbetur nga xhiro e shtatë e Ligës Premier.

Fillimi i ndeshjes ishte i ngadaltë me të dy skuadrat që u treguan të kujdesshme.

Goli i epërsisë për Topçinjtë erdhi në minutën e 40-të, kur Oleksandr Zinchenko asistoi te Bukayo Saka që gjeti rrjetën e Jordan Pickford për 1-0.

Pak pa u mbyllur pjesa e parë në skenë doli Gabriel Martinelli që përfitoi nga gabimi në mbrojtjen e Evertonit për të shënuar për 2-0.

Edhe në pjesën e dytë Arsenali ishin ekipi që diktoi ritmin, duke radhitur rastet.

Në minutën e 71-të erdhi edhe goli i qetësisë, kur Leandro Trossard asistoi te Martin Odegaard që shënoi për 3-0.

Por Arsenali kishte ende për të treguar, pasi në minutën e 80-të, Gabriel Martinelli shënoi për 4-0.

Me këtë fitore Arsenali ka 60 pikë, pesë më shumë se Manchester City që është i dyti. /

Related Articles