Që nga orët e hershme të mëngjesit është duke u zhvilluar një aksion policor nga Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj.
Rastin e ka klonfirmuar edhe prokurori i këtij rastit, Rasim Maloku.
Ai ka treguar se aksioni ka rrjedhë prej rastit ‘Brezovica’, e që ka të bëjë me fajde.
“Është duke u zhvilluar një aksion. Ka rrjedhë prej rastit “Brezovica”. Ka të bëjë me fajde”, tha shkurtimisht Maloku duke thënë se më vonë do të jipen detajet.
Kjo bastisje është duke u kryer në Prishtinë, Ferizaj, Vushtrri dhe Lipjan./Sinjali/