Është arrestuar një i dyshuar pasi që i njëjti është prezantuar si hetues i krimeve ekonomike në Policinë e Kosovës në Prishtinë, raporton Gazeta Enigma.
Kjo është bërë e ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ku thuhet se i njejti kishte mashtruar dy bashkëshortët që kinse është duke hetuar iu ka kërkuar 30 mijë euro.
Ndryshe, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Hetuesit e DHKEK kanë arritur ta arrestojnë të dyshuarin mashkull kosovar pasi që i njëjti është prezantuar si hetues i krimeve ekonomike në Policinë e Kosovës dhe se ka mashtruar dy bashkëshortët viktimat një femër dhe një mashkull kosovarë, lidhur rastin që kinse është duke hetuar iu ka kërkuar 30.000 euro. Me vendim të gjykatës është simuluar vepra duke i dhënë 11.000 euro të dyshuarit. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.