Konjufca i dërgon në Gjykatën Kushtetuese amendamentet kushtetuese për vetingun në drejtësi

Konjufca i dërgon në Gjykatën Kushtetuese amendamentet kushtetuese për vetingun në drejtësi

Prishtinë- Kryetar i i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka njoftuar të enjten, se i ka përcjellur në Gjykatën Kushtetuese amendamentet kushtetuese lidhur me vetingun në sistemin e drejtësisë.

“Në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese dhe pas përfundimit të punës së Komisionit Ad Hoc për vetingun në sistemin e drejtësisë, sot, i kam përcjellur amendamentet Kushtetuese në Gjykatën Kushtetuese për të marrë përgjigje nëse të njëjtat janë në përputhje me Kapitullin II të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, ka shkruar Konjufca në profilin e tij në Facebook.

A ka thënë se është i gëzuar që reforma në drejtësi është në rrugë të mbarë.

“Vetëm përmes saj Republika e Kosovës do të jetë shtet i së drejtës dhe do të kthehet besimi i qytetarëve në institucionet e drejtësisë”, ka shkruar i pari i Kuvendit.

Këtij lajmi i është gëzuar edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

“Lajm shumë i mirë dërgimi në Gjykatën Kushtetuese i amendamenteve kushtetuese për vetingun në sistemin e drejtësisë. Falenderoj Kuvendin për bashkëpunimin në këtë proces të rëndësishëm!”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Related Articles