Prokuroria Themelore e Ferizajt ka zhvilluar një aksion të madh në rastin “Brezovica”.
Si rezultat 15 persona janë arrestuar deri më tani.
Lidhur me rastin detaje ka dhënë prokurori i rastit, Rasim Maloku.
Maloku tha se janë konfiskuar 84 mijë euro dhe 22 vetura.
“ Po ashtu janë konfiskuar edhe tetë armë dhe dhjetëra fishekë”, tha Maloku për Klankosova.tv
Në aksion kanë marrë pjesë edhe Njësia e Hetimeve të Doganës dhe ajo e Administratës Tatimore.