Kryetari i AAK-së ka arritur në takimin e planifikuar ne kryeministrin Albin Kurti, raporton Gazeta “Enigma”.
Në këtë takim pritet që Kurti të koordinohet me opozitën lidhur me çështjen e dialogut me Serbinë.
Kryetari në detyrë i PDK-së Enver Hoxhaj ka refuzuar takimin me Albin Kurtin, kurse kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku ka pranuar të takohet. Të mërkurën në orën 11 do të zhvillohet ky takim.