Komisioni Disiplinor i FFK-së ka ndëshkuar me gjoba KF Ballkani dhe zyrtarët e saj për shkak të lëshimeve në organizmin e ndeshjes Ballkani – Dukagjini, si dhe sjelljeve josportive dhe kërcënimeve ndaj gjyqtarëve të ndeshjes. Klubi portokallezi është gjobitur me 1500 euro, derisa kryetari i këtij klubi, Arsim Kabashi, me 1000 euro.
Gjobave nuk i kanë shpëtuar as trajneri Ilir Daja dhe drejtori sportiv, të cilët janë dënuar me 1000 euro, respektivisht me 300 euro gjobë.
Vendimi i plotë i Komisionit Disiplinor
Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala, Luan Salihu – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 03.03.2023 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 22-të të Albi Mall Superligës, edicioni 2022-2023. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive mori këto:
FC ”Ballkani”. Lëshim në organizimin e ndeshjes. Pas përfundimit të ndeshjes, tifozët vendas kanë hedhur shishe PVC dhe një shishe qelqi në drejtim të referit kryesor dhe asistentëve të tij, derisa po shkonin në lokalet zyrtare. Pasi futbollistët e të dy skuadrave kishin hyrë në dhomat e zhveshjes, në tunelin e stadiumit ishin grumbulluar 15/20 persona të pa autorizuar (civil), të cilët kanë ofenduar/fyer FFK-në dhe tentuan t’i sulmojnë referët, por fal ndërhyrjes së policisë u evitua incidenti. Pas përfundimit të ndeshjes, gjatë largimit nga stadiumi, disa persona të pa autorizuar kanë sulmuar lojtarët mysafirë, të cilët i kishin veshjet zyrtare të klubit (trenerka), në ato momente ka intervenuar policia dhe ka evituar pasojat e mundshme nga ky sulm. Për shkak të situatës tejet të tensionuar dhe pamundësisë së largimit nga stadiumi i zyrtarëve të ndeshjes, delegati e referët e ndeshjes, të shoqëruar nga policia, kanë dal një orë e gjysmë (90 minuta) pas përfundimit të ndeshjes nga stadiumi. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Ballkani-Dukagjini. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika C të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë ne shumë prej 1500 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1). (RECDIV).
Kryetari i FC ”Ballkani”, Arsim Kabashi nr ID009626M85. Pas përfundimit të ndeshjes, në zhveshtore të referëve, ka hyrë kryetari i klubit Arsim Kabashi dhe i ka kërcënuar, fyer dhe ofenduar ata edhe në baza familjare. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Ballkani-Dukagjini. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika C të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë në shumë prej 1000 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).
Nd/menaxheri i FC ”Ballkani”, Idriz Hajrizi nr ID 009818M82. Pas përfundimit të ndeshjes, duke hyr në lokalet zyrtare fyen dhe ofendon referët e ndeshjes. Derisa ishin duke shkuar nga kombi i VAR-it në lokalet zyrtare te kolegët e tyre , zv. menaxheri Idriz Hajrizi e fyen, ofendon dhe tenton ta godasë referin e VAR-it Mervan Bejtullahu. Sipas raportit të gjyqtarit të VAR-it të ndeshjes Ballkani-Dukagjini. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika C dhe D të Rregullores disiplinore; Dënohet pa të drejtë ushtrim të detyrës zyrtare për 3 (tre) ndeshje të organizuara nga FFK si dhe me gjobë në shumë prej 500 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).
Kryetrajneri i FC ”Ballkani”, Ilir Daja nr ID028309M66. Pas shënimit të golit nga ana e mysafirëve, filloi me akuza te gjyqtari i katërt se komisioni i FFK-së qëllimisht e ka deleguar për ta dëmtuar ekipin e Ballkanit, meqenëse Mervan Bejtullahu është nga qyteti i Gjilanit! Pas përfundimit të pjesës së parë të ndeshjes, në ambientet e lokaleve zyrtare dhe në prezencë të delegatit të ndeshjes, fillon të ofendojë FFK-në dhe komisionin e saj. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Ballkani-Dukagjini. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika C të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë në shumë prej 1000 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1). (RECEDIVIST ).
Drejtori sportiv i FC ”Ballkani”, Nderim Nexhipi nr ID 024473M84. Pas përfundimit të ndeshjes, duke hyrë në lokalet zyrtare fyen dhe ofendon referin e VAR-it, Mervan Bejtullahu. Sipas raportit të personave zyrtar të ndeshjes Ballkani-Dukagjini. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika C të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë në shumë prej 300 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).