Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, gjatë vizitës në Greqi ka takuar ministrin e Jashtëm, Nikos Dendias.
Bislimi tha se gjatë takimit u diskutua thellimi i marrëdhënieve në mes të dy vendeve, marrëdhënie këto të cilat i quajti “tashmë të shkëlqyera”.
“Ndërtimi i urave të bashkëpunimit me një vend mik dhe partner si Greqia është synimi ynë”, ka shkruar Bislimi.
Tutje, Bislimi tha se Dendiasit ia përcolli edh mesazhin e solidaritetit të Kosovës, pas aksidentit tragjik hekurudhor në Greqi.