Aksident i rëndë në Rahovec, shtatë persona të lënduar

Aksident i rëndë në Rahovec, shtatë persona të lënduar

Shtatë persona kanë mbetur të lënduar, si pasojë e një aksidenti mes dy veturave, në rrugën “Minatori” të Rahovecit.

Deri tek aksidenti, me të dy veturat që drejtoheshin nga meshkuj kosovarë, ka ardhur për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës.

Të lënduarit, prej tyre dy meshkuj dhe pesë femra, janë dërguar për tretman mjekësor.

Aksidenti ndodhi pasditen e së premtes, njoftoi policia.

Related Articles