Brenda dy ditësh, dy herë u ndalua nga policia në Aeroportin e Beogradit, Trajkoviq: Nuk më besohet kjo që po ma bëjnë

Brenda dy ditësh, dy herë u ndalua nga policia në Aeroportin e Beogradit, Trajkoviq: Nuk më besohet kjo që po ma bëjnë

Rada Trajkoviq, këshilltare e ministrit për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, brenda dy ditëve dy herë është ndaluar në Aeroportin e Beogradit nga policia kufitare serbe.

Trajkoviq, përmes një postimi në Twitter, ka thënë e nuk i besohet që sot sërish është ndaluar nga policia në aeroport.

“Nuk më besohet se po e shkruaj këtë, por jam ndaluar sërish nga policia kufitare në Aeroportin e Beogradit. Ata duket se mendojnë se publiku do të lodhet me postimet e mia, dhe se bashkësia ndërkombëtare do ta pranojë keqtrajtimin tim si fakt. Ndërsa ‘ata të tyre” që janë nën sanksionet e SHBA-ve po lëvizin të lirë…”, ka shkruar Trajkoviq.

Trajkoviq ishte ndaluar edhe të premten në Aeroportin e Beogradit.


Ajo ka thënë se po flitet për Serbinë në Bashkimin Evropian dhe Ballkanin e Hapur, ndërsa në anën tjetër liria e lëvizjes është e kufizuar në mënyrë të paarsyeshme dhe jokushtetuese për të dhe familjen e saj.

Politikania serbe kohët e fundit disa herë është ndaluar nga autoritetet serbe në hyrje ose dalje të territorit të Serbisë.

Related Articles