Një motor me 1000 kuaj fuqi nuk duket më aq i pabesueshëm.
Ju mund të blini një makinë prodhimi që e nxjerr atë sasi me një motor elektrik ose me benzinë, aq sa edhe Direct Connection e Chrysler do t’ju shesë një motor me 1,000 kuaj fuqi.
Por ta arrish atë shifër duke përdorur një motor 1.6 litra ende duket si magji.
Megjithatë, jo nëse e leni në dorë të Jason Fenske.
Sipas Fenske, e gjitha është falë kombinimit të një motori V6 turbocharged 1.6 litërsh me shpejtësi jashtëzakonisht të lartë, të shoqëruar me dy motorë elektrikë.
Origjina e gjeneratës aktuale të motorëve datojnë në vitin 2014 kur FIA, organi drejtues i Formula 1, krijoi specifikimet për motorin.
Një pjesë e këtyre specifikimeve përfshinte përdorimin e “turbocharging”, të shoqëruar me dy motorë elektrikë dhe një bateri për të ruajtur energjinë, raporton Motor 1.
Por ndryshe nga një hibrid Toyota Prius, i projektuar për efikasitet të karburantit, konfigurimi hibrid në një makinë F1 përdoret për fuqi shtesë. Më vete, motori me djegie të brendshme prodhon 830 kuaj fuqi, që është një sasi e pabesueshme për një motor kaq të vogël.