Vuçiqi pret që shumë shtete t’i kërkojnë falje Serbisë për bombardimet

Vuçiqi pret që shumë shtete t’i kërkojnë falje Serbisë për bombardimet

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se është befasuar për të mirë me kërkim faljen që i bëri presidenti i Çekisë, Milos Zeman, për pjesëmarrjen e vendit të tij intervenimin e NATO-s mbi caqet serbe gjatë vitit 1999.

Vuçiq në një intervistë për mediat çeke, përcjell “B92.net”, ka thënë se pret që edhe krerë të tjerë shtetesh t’i kërkojnë falje Serbisë, por jo edhe vetë organizata veri-atlantike.

“Nuk besoj në asnjë kërkimfalje zyrtare të NATO-s. Por nëse me pyesni a është Zeman presidenti i fundit që këtë e ka bërë, mendoj se jo. Është i pari, por jo i fundit”, ka thënë Vuçiq.

Zeman i kërkoi falje Serbisë, gjatë vizitës së Vuçiqit në Pragë, më 18 maj.

Fushata e NATO-s mbi caqet ushtarake serbe zgjati 78 ditë dhe për qëllim kishte të ndalte makinerinë ushtarake të Serbisë, e cila deri në atë kohë kishte kryer me mijëra vrasje e qindra masakra mbi shqiptarët në Kosovë.

Related Articles