Spanja: Nuk do ta njohim Kosovën

Spanja: Nuk do ta njohim Kosovën

Spanja, i cili është një nga pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk e njeh shtetin e Republikës së Kosovës, nuk ndryshon qëndrim kur është fjala për pavarësinë e kësaj të fundit. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Jashtme e Spanjës.

Radio Evropa e Lirë iu drejtua Ministrisë së Punëve të Jashtme të Spanjës me pyetjen nëse Madridi ka ndryshuar qëndrim për Kosovën pasi Prishtina dhe Beogradi janë pajtuar për propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve dhe në përgjigje thuhet se “çështja e territorit të Kosovës” duhet të zgjidhet në një dialog me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

“Është koha për të bërë përpjekjet e fundit për zgjidhjen e çështjes së Kosovës”, tha Elena Aljarila Corteson, këshilltare për media në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Spanjës.

Ajo ka theksuar se ka ende punë për të bërë për të arritur një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Rezultati i takimit të 27 shkurtit ishte një hap përpara, por ka ende punë për të bërë për të arritur një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve bazuar në propozimin e BE-së. Edhe pse është pozitive që Prishtina dhe Beogradi kanë rënë dakord për tekstin e propozimit pa asnjë ndryshim, nuk ka marrëveshje të fortë pa një plan të qartë se si do të zbatohet”, thuhet në përgjigje.

Related Articles