Shkolla e futbollit të SC Gjilanit ka emëruar trajner të grupmoshave të 17-vjeçarëve ish-futbollistin e njohur kosovar, Genc Sermaxhaj.
Ai sot u prezantua para futbollistëve dhe filloi menjëherë punën me ta, raporton Gazeta Enigma.
Sermaxhaj dhe bashkëpunëtori i tij Etrit Gagica priten që të kordinohen për ecurinë e kampionatit.
Më poshtë e gjeni postimin e klubit: