Skuadra e Benfica-s është e para që ka siguruar kualifikimin për në raundin tjetër të UEFA Champions League.
Portugezët mposhtën me rezultat të thellë 5 me 1 befasinë e këtij edicioni në Ligën e Kampionëve, Club Brugge nga Belgjika.
Qysh në pjesën e parë, Benfica tregoi se është futur në fushë për të fituar me rezultat të thellë. Në minutën e 38’të me anë të Rafa Silva ata shënuan golin e parë. Kurse vetëm pak minuta më vonë, Goncalo Ramos shënoi për 2 me 0.
Në pjesën e dytë, vendasit shënuan edhe tre gola tjerë. Këto gola u shënuan nga: Goncalo Ramos, Joao Mario dhe David Neres. Kurse golin e vetëm nga mysafirët e shënoi, Bjorn Meijer.
Kujtojmë që edhe ndeshjen e parë, skuadra e Benfica-s e kishte mposhtur Club Brugge-n me rezultatin 2 me 0, totali 7-1.