Kanë përfunduar xhirot e javës së 24-të në Superligën e Kosovës në futboll, Gjilani dhe Prishtin, Ballkani dhe Drita, raporton Gazeta Enigma.
Në derbin që u zhvillua në Suharekë, u hap loja me golin e Ballkanit ndaj Dritës, me realizatorin Kuc në minutën e 17′.
Drita u kundër-përgjigj me golin e Vitijës në minutën e 36′, duke barazuar shifrat për pjesën e parë, duke mos shënuar në pjesën e dytë, për të vazhduar serinë e njejtë në tabelë, ku Drita qëndron në vendin e dytë me 2 pikë më pak se Ballkani.
Në anën tjetër, Gjilani dhe Prishtina, e përfunduan ndeshjen pa gola nga asnjëra anë.
Gjilani renditet e treta në tabelë me 39 pikë, 7 pikë më shumë se Prishtina që rendita e katërta me 32 pikë pas 24 ndeshjeve./GAZETA ENIGMA/