Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja është ndarë i kënaqur me pikën që ekipi i tij e mori në ndeshjen derbi kundër Dritës, e cila përfundoi 1:1 dhe u zhvillua në Suharekë.
Sipas Dajës, barazimi ishte rezultati real i këtij takimi, në të cilin pjesa e parë i takoi Dritës dhe e dyta Ballkanit.
“Ishte një lojë e mirë, ndoshta më të mirat deri më tani. Ndeshja pati dy periudha, të parën që ishte e Dritës dhe të dytën që na takoi neve. Kjo është normale në një ndeshje ku u takuan dy ekipet e para në tabelë. Nuk e filluam mirë ndeshjen, por më vonë arritëm të kthehemi në lojë. Ndoshta, kemi mundur të shënojmë edhe ndonjë gol, por barazimi mund të them se ishte rezultati reali këtij derbi”, tha Daja.
Ballkani mbetet lider i Superligës me 50 pikë, dy më shumë se Drita e vendit të dytë.