Thaqi: Të dyja ekipet luajtën mirë, ndonëse me pak fat kemi mundur të fitojmë

Thaqi: Të dyja ekipet luajtën mirë, ndonëse me pak fat kemi mundur të fitojmë

Trajneri i Dritës, Arsim Thaqi ka thënë se përballja e ekipit të tij me Ballkanin, e arsyetoi epitetin e derbit të xhiros së 24-të, duke u bazuar në lojën e treguar nga të dyja ekipet.

Thaqi shtoi se si Drita, ashtu edhe Ballkani, treguan një lojë të mirë, kurse ka theksuar se me pak fat ekipi i tij ka mundur të marrë pikët e plotë.

“Normal, ishte një ndeshje e vështirë mes dy ekipeve më cilësore, gjë që edhe është pritur. Ka merituar ndoshta më shumë ky spektakël, por ndeshja sërish arsyetoi epitetin e derbit. Të dyja ekipet luajtën mirë, ndonëse me pak fat kemi mundur të fitojmë. Edhe barazimi është rezultat i mirë, përkundër që distanca e pikëve me Ballkanin mbetet, por të cilën synojmë ta rikuperojmë në ndeshjet tjera për ta rikthyer pozitën e parë në tabelë”, u shpreh Thaqi.

Ballkani mbetet lider i Superligës me 50 pikë, dy më shumë se Drita e vendit të dytë.

Related Articles