Pas vendimit të sotëm të Këshillit të Ministrave të BE-së të cilët votuan pro liberalizimit të vizave për kosovarët, Kosovës i mbeten edhe disa hapa teknik deri tek liberalizimi i plotë i vizave.
Vendimi final do jepet nga Parlamenti Evropian, ku sipas ekspertëve gjasat janë maksimale, që vendimi të jetë pozitiv.
Nga Parlamenti Evropian janë deklaruar për Gazetën “Enigma”.
“Këshilli ka miratuar së fundi marrëveshjen për liberalizimin e vizave dhe për shkak se ajo është një marrëveshje e leximit të dytë (qëndrimi i Parlamentit është miratuar në vitin 2019 para zgjedhjeve të mëparshme), ne kemi nevojë që të hedhim në votim prapë në LIBE për të miratuar qëndrimin e Këshillit”, kështu ka theksuar për Gazetën “Enigma” zëdhënësi i Parlamentit Europian, Ojamo Janne.
Ai po ashtu ka njoftuar se “Vendimi në LIBE shpallet në seancë plenare javën e ardhshme, më 13-16 mars, ndërsa votimi i LIBE është planifikuar për 22 mars, kurse votimi në seancë plenare do të jetë në mes të datave 17 dhe 20 prill, sipas PE-së”. /Gazeta Enigma.