Avokati Tomë Gashi e ka komentuar votimin e liberalizimit të vizave për Kosovën.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se atë çfarë të tjerët nuk e kanë arritur për 10 vite, kryeministri Kurti e ka arritur për 10 sekonda.
Sipas tij, ky votim nga shtetet e Evropë është bërë për 10 sekonda.
“10 vjet apo 10 sekonda? Atë që të tjerët nuk e arritën për 10 vjet, Albini e arriti për 10 sekonda! Votimi për liberalizim të vizave u bë nga shtetet e Europës për 10 sekonda. Mos i hapni shampanjat siç i hapnin të tjerët dhe mos thuani që liberalizimi ka ndodhur pardje sepse votimi për liberalizim është bërë sot!”, ka shkruar Gashi.
Kujojmë se Kosova ka bërë edhe një hap para drejt rrugës së liberalizimit të vizave. Tashmë ky proces është edhe më afër pasi që sot në Këshillin e Bashkimit Evropian është miratuar liberalizimi i vizave për Kosovën. Për këtë çështje ka folur edhe ministrja suedeze, ku dihet se me presidencën BE-së do të udhëheq Suedia.
Në njoftimin e Këshillit Evropian bëhet e ditur se të gjitha vendet e BE-së kanë përkahur liberalizimin e viziave për Kosovën.
“Këshilli sot e miratoi pozicionin e vet në lexim të parë për udhëtimin pa viza për ata që kanë pasaporta të lëshuara nga Kosova. Rregullat e reja do t’u lejojnë mbajtësve të pasaportave të Kosovës që të udhëtojnë pa viza në BE për një periudhë qëndrimi prej 90 ditësh në çfarëdo periudhe 180-ditore.” – thuhet në njoftim.
Ndryshe, Eurodeputeti Lukas Mandl ka kritikuar BE-në për zvarritjen e procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën.
Duke e komentuar vendimit e sotëm të Këshillit të BE-së për liberalizim për kosovarët, ai ka bërë me dije se ky veprim është shumë i vonuar.
Në llogarinë e tij në “Twitter”, ia ka shkruar se të gjithë duhet të pyesin veten pse disa vendime zgjasin kaq shumë.
“Kjo është shumë e vonuar. Kemi arsye për të qenë të lumtur. Por ne gjithashtu duhet të pyesim veten pse disa vendime që e bëjnë jetën më të mirë për shumë njerëz dhe nuk do të dëmtonin askënd ndonjëherë zgjasin kaq shumë në BE”, ka shkruar Mandl.