Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, i është gëzuar lajmit që Këshilli i Ministrave të BE-së e ka miratuar në lexim të parë propozimin për liberalizim të vizave për Kosovën, raporton Gazeta Enigma.
Sipas tij, ky është lajm i mirë për Kosovën dhe për të gjithë Ballkanin Perëndimor, njofton Klan Kosova.
“Lajm i mirë për fqinjët tanë, por edhe për të gjithë Ballkanin Perëndimor! Mali i Zi mirëpret vendimin e Këshilli të BE-së për dhënien e dritës jeshile për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës”.