Gjashtë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur mes dy automjeteve në rrugën Gurrakoc-Klinë, saktësisht në fshatin Zallq.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Ai tha se gjashtë personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës.
“6 persona të lënduar nga aksidenti që ndodhi në orën 17:30 në aksin rrugor Gurrakoc- Klinë në fshatin Zallq. Dy automjete të përfshime, 6 persona janë dërguar me autoambulance në spitalin rajonal për tretman mjekësor”, theksoi Gashi.