Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu tha se emisari i BE-së, Miroslav Lajçak, nuk u ka dërguar atyre modele të Asociacionit, por modele evropiane mbi rregullimin e të drejtave të minoriteteve.
Kryeziu ka thënë se Qeveria do t’i analizojë veçoritë dhe karakteristikat, si dhe përshtatshmërinë e atyre modeleve.
Ai ka shtuar se nuk është kërkuar të zgjedhin një nga ato 15 modele, por disa nga ato, të cilat reflektojnë standardet e Këshillit të Evropës dhe që do të mund të shërbejnë si referencë apo orientim për një propozim për të drejtat e minoriteteve, i cili mund të jetë i aplikueshëm, i pranueshëm për Kosovën, si dhe në përputhje me parimin e vënies në fokus të të drejtave të anëtarëve të një komuniteti.
“Gjithmonë duke qenë në respektimin të kushtetutshmërisë se vendit, pa kompetenca ekzekutive dhe një që nuk përbën nivel të tretë të qeverisjes”, thotë ai për rtk.