Mikrobiologu, Lul Raka, u nderua me mirënjohje nga kryetari i komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi për punën e tij të jashtëzakonshme në sensibilizimin e qytetarëve në luftën kundër virusit COVID, raporton Gazeta Enigma.
Ilazi tha se profesori Lul Raka, ishte zëri sensibilizues në luftë kundër pandemisë në Kosovë.
“Ai na bëri krenar neve si kaçanikas, me përfaqësimin e tij dinjitoz si një profesionist i vërtet shëndetësor. Ai ishte pjesë e stafit mjekësor vullnetar në luftimin e Ebolës në Liberi, ndërsa përvoja e tij e jashtëzakonshme shërbeu në shtetin tonë në luftën kundër COVID 19. Respekt për të gjithë kaçanikasit që i japin të mira vendit tonë”, tha Ilazi. /Gazeta Enigma/