E mitura u raportua e zhdukur në Gjakovë, lajmërohet pas 6 muajsh me të dashurin e saj 23-vjeçar që po bashkëjetonte

E mitura u raportua e zhdukur në Gjakovë, lajmërohet pas 6 muajsh me të dashurin e saj 23-vjeçar që po bashkëjetonte

Rastet kur vajzat e mitura largohen nga shtëpitë e tyre dhe vazhdojnë jetesën me persona të moshës madhore janë goxha të shpeshta. Familjet e tyre janë ato që shqetësohen dhe kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur vajzat, me frikën që mund të keqtrajtohen. Kështu ka ndodhur së fundmi në Gjakovë, ku u raportua si e zhdukur një e mitur.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se vajza ishte larguar nga shtëpia që nga muaji tetor i vitit të kaluar dhe familja nuk kishte asnjë informacion për fatin e saj. Rasti u denoncua në Polici dhe deri dje ajo nuk kishte njoftuar për vendndodhjen e saj.

Gjatë ditës së hënë, e mitura u paraqit në Polici, por jo e vetme. Sinjali mëson se bashkë me të ishte edhe një 23-vjeçar, me të cilin ajo kishte bashkëjetuar gjatë kësaj kohe. Lidhur me rastin, palët kanë janë intervistuar nga hetuesit policorë dhe kanë dhënë deklaratat e tyre.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit polcior ndaj të dyshuarit dhe inicimin e rastit për veprën penale “Bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet”.

Related Articles