Bylbyl Sokoli: E tepërt të luhen ndeshjet çdo tri ditë, futbollistët nuk po kanë kohë as të rigjenerohen

Bylbyl Sokoli: E tepërt të luhen ndeshjet çdo tri ditë, futbollistët nuk po kanë kohë as të rigjenerohen

Trajneri i Malishevës, Bylbyl Sokoli thotë se është e pakuptimtë që ndeshjet në futbollin kosovar të luhen çdo tri ditë, pasi sipas tij futbollistët nuk po kanë kohë as të rigjenerohen pas një dueli.

Skuadra e Malishevës nesër luan ndeshjen e katërt brenda 10 ditëve dhe kjo është shqetësuese për ta, pasi është shumë e vështirë.

Trajneri i njohur kosovar, Sokoli thotë se ndeshja e nesërme ndaj Llapit në çerekfinalen e Kupës së Kosovës do të jetë mjaft e vështirë – por do të provojnë mundësitë e tyre.

“Çdo tri ditë kemi ndeshje dhe kjo është shumë e vështirë. Në 10 ditët e fundit kemi luajtur katër ndeshje, tani kemi ndeshjen e Kupës së Kosovës nesër ndaj Llapit dhe do të jetë shumë e vështirë. Nuk kemi kohë as të rigjenerohemi”, tha fillimisht Bylbyl Sokoli për ‘GazetaBlic Sport’.

Më pas, Profa theksoi se klubi të cilin e drejton, Malisheva ka synimin dhe fokusin kryesor në kampionat, ku duan ekzistencën, por edhe tek Kupa do të tentojnë mundësitë që kanë realisht.

“Do jetë e vështirë, ne synim kemi kampionatin dhe mbetjet në Superligë, por as në Kupë nuk luajmë të dorëzuar. Nëse na jepet shansi, atëherë do ta shfrytëzojmë atë maksimalisht për të marrë më të mirën”, përfundoi ai.

Related Articles