Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, është shprehur i tronditur me lajmin e kobshëm për ndarjen nga jeta të anëtarit të LVV-së, Denis Mahmuti.
Kështu njoftoi ai, teksa u shpreh se “vdekja e Denisit në moshë kaq të re na pikëlloi e lëndoi thellësisht të gjithëve”.
“Denisi do të mbahet mend gjithmonë si anëtar i devotshëm i Lëvizjes, person i dashur me të gjithë dhe si një qytetar shembullor i Podujevës”, shkroi ai në Facebook.
“Ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Mahmuti, miqve të Denisit dhe gjjthë aktivistëve të Lëvizjes”, përfundoi i pari i Podujevës.