Derisa zhvillohej debat për mundësinë e një marrëveshje me Serbinë, gazetari Baton Haxhiu në një moment tha se Prishtina asnjë plumb s’e ka shkrepë në luftë.
Ky debat u zhvillua mes Haxhiut dhe analistit Jusuf Thaçi në emisionin ‘Pressing’ në T7 derisa gazetari Haxhiu thoshte se duhet të nënshkruhet marrëveshja me Serbinë.
“A e din sa meshkuj i kam pa në rrugë për në Shqipëri, Maqedoni. Ata kanë prit për një copë bukë. Malet kanë qenë vec me nja 6-7 mijë luftëtarë. Kryeqyteti i jem ku jetoj unë, Prishtina, asnjë plumb nuk e ka shkrep. A e dinë cka dmth për një vend, që kryeyqteti nuk e qet asnjë plumb. Harroje këtë histori. Ma thuaj a e ka shkrep një plumb Prishtina? Ta mbyllim këtë histori të luftës”.