Vdes anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje

Vdes anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje

Ka ndërruar jetë anëtari i LVV-së, Denis Mahmuti.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi.

Kështu njoftoi ai, teksa u shpreh se “vdekja e Denisit në moshë kaq të re na pikëlloi e lëndoi thellësisht të gjithëve”.

“Denisi do të mbahet mend gjithmonë si anëtar i devotshëm i Lëvizjes, person i dashur me të gjithë dhe si një qytetar shembullor i Podujevës”, shkroi ai në Facebook.

“Ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Mahmuti, miqve të Denisit dhe gjithë aktivistëve të Lëvizjes”, përfundoi i pari i Podujevës.

Related Articles