Një kosovar është arrestuar në pikën kufitare në Morinë, raporton Gazeta Enigma.
A.M, dyshohet se ka mashtruar me një veturë të tipit Ferrari, vlera e të cilit kap shumën e 250 mijë eurove.
29-vjeçari dyshohet se e kishte shitur veturën të cilin e kishte marrë për ta dërguar në servisim jashtë vendit.
Ai është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, njofton policia.