Prizren: 59-vjeçari ushtron dhunë ndaj gruas, djemtë e rrahin në mbrojtje ndaj nënës

Prizren: 59-vjeçari ushtron dhunë ndaj gruas, djemtë e rrahin në mbrojtje ndaj nënës

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhunë psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre. Ato shpeshherë nuk kanë guxim t’i denoncojnë këto raste në Polici për shkak se përballen me kanosje serioze, raporton Gazeta Enigma.



Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në një familje në Prizren dhe u denoncua nga një 59-vjeçar, i cili fillimisht u paraqit si viktimë, po më pas u zbulua se ishte i dyshuari kryesor.

Burimet nga Prokuroria për Sinjalin, kanë bërë me dije se i dyshuari ka ushtruar dhunë ndaj gruas së tij, të cilën e ka sulmuar fizikisht, derisa djemtë e tyre arritën ta ndalnin. Të rinjtë ndërhynë për ta shpëtuar nënën e tyre dhe dyshohet se e sulmuan babain.

Përballë kësaj situate, ai vendosi që të kërkojë ndihmë nga Policia, duke i denoncuar djemtë e tij, por që nuk raportoi se edhe ai kishte ushtruar dhunë në familje.

Si rezultat i raportimit të rastit, palët u shoqëruan në stacion policor për t’u intervistuar, ku dhanë deklaratat e tyre në lidhje me atë që kishte ndodhur në shtëpinë e tyre.

Me t’u përfunduar procedurat policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që ndaj tyre të iniciohet rasti për veprën penale “Dhunë në familje”.

Related Articles