Gazetari Valon Syla ka komentuar gjendjen e tanishme të Lidhjes Demokratike të Kosovës, raporton Gazeta Enigma.
Në studion e emisionit Pressing në T7 po analizohet roli i LDK-së në politikën e sotme me gjithë zhvillimet që po ndodhin në Kosovë.
Syla thotë se LDK është partia më e nevojshme për skenën politike në Kosovë.
Gjithsesi, ai thotë se LDK është parti që ende kërkon liderin e saj.
“LDK është sikur PD në Shqipëri. Kërkon liderin e ri dhe ringritjen e saj. Nuk po arrin të dalë nga ajo teknika e vjetër”, tha ai.
Tutje ai komentoi edhe ish-kryeministrin e Ksoovës, Avdullah Hoti, duke e cilësuar si “burokrat”
“Avdullah Hoti, një lider që e mshelë partinë si “zadrugën” në ora 05:00”, përfundoi ai.