Në oborrin e Kuvendit të Kosovës shumë shpejt do të mbillen disa lule e drunj dekorativ.
Ky institucion që drejtohet nga Glauk Konjufca, për këtë qëllim ka hapur një tender me vlerë 30 mijë euro, shkruan Demokracia.com.
“Vlera e parashikuar e kontratës: 30,000.00. Furnizim me lule, drunj dekorativ dhe mbjellja e tyre për gjelbërimin e oborrit, gjithsej 44 pozicione. Afati i fundit për pranim të tenderëve / aplikacioneve: data 06.04.2023”, thuhet në njoftimin e shpallur.
Në dosjen e tenderit janë dhënë edhe detaje se çfarë produkte dhe bimë do të mbillen në oborrin e Kuvendit, duke përfshirë disa lloje të pallmave, Cactus dhe Gypsophilij të Bardhë.
“Picea Conioca 1.20 m. Camocyparis leilandi 2.0 m .Picea omorica22.5 m. Buxus piramidalis 1.0 m. Magnolia Grandiflora Piramidalis 3.5 m. Thuja Smaragd 2.0 m .Klematis Mix. Dianthus Hybrida 0.25 m. Virbunum 0.80 m. Chrysanthema Top Hybrida mix 0.40 m. Petunue haning Hybrida (me varëse) 0.60 m. Pellagonjum Haning Peltatum Hybrida (Varese) 0.60 m. Begon Sempiflora Hybrida mix 0.30 m. Vinca
Mediterana Hybrida mix 0.30 m, etj”.
Gjithashtu do të blihen edhe disa vazo dhe dekorativ.
“Vazo Plastike 3 litersh (forma standarde me ngjyra te ndryshme). Vazo Plastike 10 litersh (forma standarde me ngjyra te ndryshme). Vazo Plastike 15 litersh (forma standarde me ngjyra te ndryshme). Vazo e drurit ne dim: (75 x 45 x 50) cm , pjesa nga brendësia e saj e punuar nga llamarina një pjeseshe me dim.: (70 x 42.5 x 48.5) cm, bashkë me enën për ujitje. Vazo e drurit ne dim: (275 x 40 x 50) cm , pjesa nga brendësia e saj e punuar nga lamarina tre pjeseshe me dim (90 x 35 x 48.5) cm bashkë me enën për ujitje”.
Sipas njoftimit të Kuvendit ky tender duhet të mbyllet jo më larg se në fillim të muajit të ardhshëm. Si afat i fundit për pranim të tenderëve është caktuar data 06.04.2023./Demokracia.com/.