Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri është shprehur se kjo marrëveshje ka probleme serioze, pasiqë e amniston Serbinë për njohje të Kosovës, e gjithashtu problemi qëndron te neni 7 i marrëveshjes sipas Hazirit.
“Pritet që Kosova të dakordohet për implementimin e marrëveshjes. Fatkeqsisht në këtë marrëveshje ekziston neni 7. Do të jetë e vështirë, të thuhet a do të formalizohet kjo marrëveshje apo jo.
Nuk ka ndryshuar qendrimi ynë politik. Dokumenti ka probleme serioze, e kemi humb momentin për njohje të Kosovës nga Serbia.
Me këtë marrëveshje agresori për një periudhë kohore qetësohet, sa i përket dëmeve të luftës.”- ka thënë Haziri.
Tutje ai është shprehur se kjo marrëveshje është dy hapa mbrapa për Kosovën. Krejt kjo sipas tij, pasi Qeveria e neglizhoi mundësinë për marrëveshje gjatë vitit të kaluar.
“Ka situate të çudtishme. Kosova është në një pozicion mere ose leje. Viti i kaluar ishte vit i humbur, sepse Kosova nuk e mori seriozisht mundësinë për të arritur një marrëveshje me njohje, kjo për faj të kësaj Qeverie.
Praktikisht Serbia ka arritur të amnistohet për njohje të Kosovës. Kjo situatë është dy hapa mbrapa, nga ajo që kemi pasur deri sot.”- ka thënë numri dy i LDK-së për Dukagjinin.