Mesfushori i Istogut, Bleron Tolaj ka shënuar gol spektakolar në Ligën e Parë të futbollit të Kosovës kundër Rilindjes 1974.
Tolaj realizoi gol nga gjysma e fushës, njëherit duke shënuar një nga golat më të mirë të këtij edicioni në futbollin e Kosovës.
Goli i Tolajt ishte thuajse i ngjashëm me atë të Sporting Lisbonës kundër Arsenalit në Ligën e Evropës i regjistruar në stadiumin “Emirates” në Londër.
Të enjten mbrëma, në takimin e kthimit të 1/8 së finales, mesfushori Goncalves shënoi nga mesi i fushës në portën e Arsenalit, gol i cili mori vëmendje të madhe.
Ndryshe, Istogu bën gara në Grupin A të Ligës së Parë. Ata kanë grumbulluar 32 pikë dhe pozicionohen në vendin e katërt.
Për ta parë golin e Istogut klikoni KËTU.