Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se në orët e pasdites ka intervistuar një zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës, i cili pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar.
Ndërsa raportimi në media per arrestimin e kreut të FFK-së, Agim Ademi nuk qëndron dhe se nuk ka urdhër arrest për të, ka thënë Policia.
Tutje në njoftimin e lëshuar për media nga Policia thuhet se të njëjtit i është lënë një ftesë për t’u paraqitur në polici për intervistim gjatë ditës së nesërme.
“Policia e Kosovës, sot në orët e pasditës ka intervistuar në stacion policor një person/zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës, i cili pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar. Ndërsa raportimi në media për kinse arrestimin e kreut të FFK-së nuk qëndron dhe se nuk ka ndonjë urdhër arrest siq raportohet, por të njëjtit i është lënë një ftesë për tu paraqitur në polici për intervistim gjatë ditës së nesërme”, thuhet në njoftim.