Një zyrtar policor është sulmuar të martën në pikëkalimin kufitar në Jarinjë nga një person i cili ishte ndaluar për procedura policore.
Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Kosovës, ndërkaq i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur të kufirit.
“PKK. Jarinjë 21.03.2023-17:50. I dyshuari mashkull kosovar është ndaluar nga Policia për procedura policore, dhe i njëjti duke sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët policor është larguar në drejtim të panjohur të kufirit”, thuhet në raport.
Rasti është duke u hetuar, ndërkaq zyrtari ka pranuar tretman mjekësor.