Mesut Ozil i ka dhënë fund karrierës si futbollist profesionist.
Mesfushori kreativ ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale që do t’i varë këpucët në gozhdë pas një karriere të jashtëzakonshme.
Në moshën 34 vjeçare, ish-përfaqësuesi gjerman tha “mjaft”, pas eksperiencave në klubet e njohura evropiane si Real Madrid e Arsenal.
Futbollisti me prejardhje turke, dikur kampion botëror, konsiderohet si njëri prej mesfushorëve më të mirë të dekadës së fundit, ndërsa luajti me sukses në Gjermani, në Spanjë dhe në Angli, ndërsa së fundmi ishte pjesë e Fenerbahçes në Turqi.
Loja e tij brilante, asistimet magjikë dhe golat e bukur, e bëjnë Ozilin të paharrueshëm në botën e futbollit.