Anëtari i personelit ushtarak të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjeneral Brigade, Sefer Isufi, është emëruar këshilltar ushtarak i presidentes Vjosa Osmani.
Në njoftimin e lëshuar nga Presidenca e Kosovës thuhet se FSK-ja e ka dërguar Isufin që të bëhet pjesë e zyrës së presidentes Osmani pas kërkesës së saj.
Osmani, duke i uruar mirëseardhje Isufit, ka theksuar se përvoja e tij profesionale do te kontribuojë edhe më shumë në zhvillimin dhe zbatimin e politikave shtetërore në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë.