Shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka folur për marrëveshjen e 18 Marsit në Ohër, në atë se si e sheh ky subjekt ujdinë me palën serbe.
Kusari-Lila në Info Magazine mes tjerash përmendi pikën më të ndjeshme, atë të ‘vetëmenaxhimit’, për të cilën tha se nuk është autonomi territoriale.
”Po flasim për marrëveshje të njëjta, por gjithashtu që tashmë zbatimi i tyre i mëtutjeshëm po shtohet në parime të cilat Kosova aspiron apo synon”.
”Psh në pikën e ndjeshme, atë të vetëmenaxhimit, i cili i referohet pastaj edhe parimeve të Këshillit të Evropës, aty ku ne kemi aplikuar për të qenë vend anëtar, të drejtat e komuniteteve, nuk trajtohen në bazë vetëm të etnisë, por të së drejtës univerzale apo në bazë të të drejtave të qytetarit”.
”Këto janë elemente të reja, apo komponentet e reja që në fakt do paraqiten si siguresa të funksionimit të mirëfilltë të shtetit dhe të respektimit të të drejtave të komuniteteve pa dallim”.
”Fokusi është tek komuniteti serb, për faktin e historisë tonë gjatë viteve ’90-ta më dhe pastaj vitin ’99-të, por që në parimin e zbatimit të kërkesave të cilat tashmë janë edhe në pjesë e legjislacionit të kushtetutës, një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, ato duhet të komponohen nga legjislacioni ekzistues”.